Prokuroria bashkon dosjen penale të Tahirit me dosjen e Sotës

Prokuroria ka vendosur të bashkojë dy dosjet hetimore të Tahirit dhe të Sotës në një dosje të vetme. Prokuroria beson se mes këtyre dy dosjeve ka lidhje me njëra-tjetrën.
Prokuroria ka hedhur dyshime se personit O.S të cilit iu gjetën 860 mijë euro dhe tre patentat me emrin e Saimir Tahirit dyshohet se ishte duke e ndihmuar ish-ministrin për të fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
Prokuroria, sqaron se në sasinë e para të sekuestruara janë gjetur dhe 4 kartëmonedha 50 eurosh false
“Dyshimi vjen pasi në makinë u gjetën dhe 4 patentat të ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes”
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin O.S
Ndërkohë Avokati, i Fatmir Braka kërkoi një masë më të butë sigurie për O.S. Ai kërkoi vendosjen e një garancie pasurore në këmbim të lirimit.
Avokati Braka deklaroi se sasia e parave të gjetura janë të biznesmenit Lefter Sota dhe se i duheshin për kurimin e bashkëshortes.

Artikulli paraprakPërgjimet, “gabimi im që harrova patentat”, dalin emrat e tre personave në makinën me 863 mijë euro
Artikulli tjetërUria, FAO: 10% e shqiptarëve nuk hanë vaktet e plota, më keq se rajoni