Projekti 2 milionë euro i Blendi Gonxhes dhe AKSH me E-Transportet, Endri Hasa tregon faktet: Është vjedhje…

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shume here më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR dhe AKSHI ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

Artikulli paraprakRaporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri, narko-mafia punon kundër opozitës
Artikulli tjetërBuzëgremina ta tregon vetë “drejtimin e duhur”!