Pritje madhështore e Bashës në Fier, varg makinash me flamuj të PD-së e shoqërojnë gjatë rrugës

Qindra mbështetës të opozitës me makina dhe flamuj të PD kanë dalë për të pritur kreun e opozitës, Lulzim Basha në Fier.

Një varg makinash me flamuj të PD-së, i kanë paraprirë automjetit me të cilin lëviz kreu demokrat, që në hyrje të Fierit.

“Takim madhështor në Fier, me mijëra qytetarë në një miting madhështor”, tha Bashan ë një video të bërë publike në rrjet.

Në kuadër edhe të protestës së 2 qershorit, Basha ka nisur një tur takimesh në qytetet kryesore të vendit, ku po sqaron jo vetëm kërkesat e opozitës për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, por edhe po shpjegon programin e PD-së.

Një ditë më parë Basha ishte në Elbasan, nga ku deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën në kurriz të shqiptarëve.

Basha tha se edhe ndërkombëtarëve i është shpjeguar qartë kushti i panegociueshëm për largimin e Ramës.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 29. Mai 2019

Artikulli paraprakBasha nga Fieri: Lufta jonë jo vetëm për të larguar Ramën, por që kurrë më një bandë mos ta marrë peng Shqipërinë
Artikulli tjetërBasha: Partnerët ia kanë bërë të qartë Ramës, KE do të votojë në qershor për moshapjen e negociatave