Basha nga Fieri: Lufta jonë jo vetëm për të larguar Ramën, por që kurrë më një bandë mos ta marrë peng Shqipërinë

Lideri i opozitës, Basha u shpreh nga Fieri se, bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protsetës popullore shtohen nga dita në ditë, sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë.

“Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti ti takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh tëpangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës.

Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane”, tha Basha.

61551388 10156974609005325 779695211725979648 n

Artikulli paraprakShehaj: Oligarkët, një organizatë kriminale e qeverisë që po vjedh pasuritë publike
Artikulli tjetërPritje madhështore e Bashës në Fier, varg makinash me flamuj të PD-së e shoqërojnë gjatë rrugës