Prishtina “rrëzon” Ramën, lirohet Babalja”: Kam frikë të kthehem në Shqipëri

“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirë sot, nga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur lirimin e tij.
Në një komunikim telefonik me Neës24, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri.
Menjëherë pas lirimit, avokati Tomë Gashi, ka publikuar edhe një fotografi me “Babalen” dhe djalin e tij, së bashku me vendimin e gjykatës.
Në një komunikim për me, avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi, u shpreh se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.
“Kemi dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i paligjshëm. Ka qenë një arrestim i gabuar, pasi këtij i takon në bazë të drejtës ndërkombëtare të jetë i lirë.
Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.
Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.
Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua”, tha avokati Gashi.
Ndërkohë vetë “Babale” është shprehur shkurt, “Jam i liruar, jam mirë, jam me avokatin bashkë. Për mua do të flasë ai. Ju faleminderit dhe mirupafshim!”.

Artikulli paraprak“Pako e mirë” që mori Alizoti, 200 mijë eurot e premtuara nga Balla?
Artikulli tjetërKryemadhi: Marrja e kryetarit të opozitës në prokurori tregon frikën që ka pushtuar Ramën e vasalët e tij