“Prioritet lufta kundër korrupsionit”, Soreca: SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë, kanë mbështetjen e BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ka vlerësuar punën e SPAK.

Ai tha se SPAK ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, dhe tha se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa premtoi se autoritetet e drejtësisë do kenë në krah Bashkimin Europian dhe se sipas tij objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.

“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, tha Soreca.

Artikulli paraprakMori 20 mijë lekë për t’i dhënë 4 vota PS-së në zgjedhjet e 2021, GJKKO e dënon me 8 muaj burg
Artikulli tjetër5 intervistat/ Rama i përulur me italianët, por arrogant me shqiptarët