Prezantohet drejtori i ri i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia në prani të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi dje drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.
Gjatë prezantimit zëvendëskryeministrja  Mandia u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë. Është detyrë e z. Shahini dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01. 06. 2017,“Pjesëmarrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet.
Zëvendëskryeministrja i shprehu mbështetjen e saj drejtorit të ri të AZHRB si dhe inkurajoi të veprojnë në përputhje me VKM-së dhe të mos ndikohet nga presione të çdo lloji, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e punonjësve të atij institucioni.

Artikulli paraprakBanorët e përmbytur në protestë: PS-ja po ndan lekë për fushatë
Artikulli tjetërFillon braktisja e LSI-së, grisen teserat në Tepelenë