Presidenti i përgjigjet Ramës: Deti nuk është tender apo koncesion!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për debatin për kufirin detar me Greqinë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

SHQIPËRIA E PARA”, shkruan Blushi.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në moshën 38-vjeçare 
Artikulli tjetërMë 25 prill do ta çlirojmë vendin nga pengmarrja e Edi Ramës. Bashkë me të rinjtë do të sjellim ndryshimin