Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në moshën 38-vjeçare 

Koronavirusi i merr jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore, Shevroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. 38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim.

Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.

Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve dhe miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre, por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit.

38-vjeçari nga Tirana, Klodian Shevroja, pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë, u transferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në korrik 2016, ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti.

Nga muaji prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

1111

Artikulli paraprakCeka: Basha, politikan europian që ngjall besim! Kalimi i PS në opozitë, një shans për europianizimin e plotë të saj
Artikulli tjetërPresidenti i përgjigjet Ramës: Deti nuk është tender apo koncesion!