Pollo: E dëmtuara më e madhe nga miniShengeni është Kosova, Thaçi u dogj bashkë me Ramën e Vuçiç

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar marrëveshjen për miniShengenin Ballkanik një nismë të padobishme.

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, Pollo u shpreh se e dëmtuara më e madhë në këtë rast është Kosova.

Ish-deputeti theksoi se, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është ftuar, ndërsa Thaçi, sipas tij, u dogj bashkë me Ramën dhe Vuçiç.

“Dalim me një nismë të re ku nuk ka më konsensus në rajon, mungon Bosnja dhe për Shqipërinë mungon Kosova. Ne mund të diskutojmë gjatë që është faji i Kosovës që nuk erdhën apo është faji i Edi Ramës që nuk i ftoi. Kryeministri në detyrë i Kosovës nuk është ftuar.

Hashim Thaci mund të ketë arsyet e veta. U dogj me Ramën bashkë me dhe Vuciçin për shkëmbimin e territoreve. Unë po e them duhet të ishte edhe Bosnja. Mali i Zi ishte në mënyrë protokollare. Bosnja ka probleme të tjera, por nuk dëmtohet nëse nuk mori pjesë. Kosova dëmtohet. Bosnja ka probleme të brendshme, por ndërkombëtarisht është shtet i njohur nga të gjithë. Në këtë kontekst imazhi që i jepet botës që Kosova është e izoluar është dëmtuese krahasuar me dëmet që i solli nisma me copëtimin e Kosovës.

Është një nismë e padobishme por teknikisht mund të mos jetë e dëmshme. Fakti që Kosova ishte e munguara e madhe kthehet në një dëm të madh për Kosovës, dhe që Shqipëria ka dorë kthehet në një dëm të madh”, tha Pollo./abcnews.al

Artikulli paraprakHaradinaj i përgjigjet Ramës për Mini-Shengenin Ballkanik
Artikulli tjetërReagojnë banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Nuk na është ofruar asnjë çadër