Reagojnë banorët e prekur nga tërmeti në Laç: Nuk na është ofruar asnjë çadër

Tërmeti i 26 nëntorit nxori të pabanueshëm disa pallate dhe banesa, duke lënë të pastrehë dhjetra familje në Laç.

Pjesa më e madhe e banorëve që jetonin në këto pallate që tashmë janë shembur janë strehuar në hotelet që ndodhen në Shëngjin, por ka dhe banorë të cilët shprehen se nuk u është ofruar as një çadër

“Kam ikur 4-5 herë te bashkia, letrat i kam të gjitha dhe tani fle në makinë. Unë jam vetë i pesti”, shprehet banori.

Në Bashkinë e Kurbinit për shkak të dëmeve të konsiderueshme, përveç pallateve dhe banesave, i pabanueshëm u shpal edhe spitali I Laçit I cili pritet të shembet dhe të ndërtohet një spital i ri./abcnews.al

Artikulli paraprakPollo: E dëmtuara më e madhe nga miniShengeni është Kosova, Thaçi u dogj bashkë me Ramën e Vuçiç
Artikulli tjetërNjë urim të përzemërt në 30 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës!