Haradinaj i përgjigjet Ramës për Mini-Shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, në pritjen e organizuar për festat e fundvitit nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë në fjalimin e tij Mini-Shengenin.

Kryeministri tha se tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën

“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Gjatë fundjavës që kaloi në Tiranë u mbajt samiti i tretë i të ashtuquajturit “Mini Shengen Ballkanik”. Kjo nismë nuk është mbështetur nga politika në Kosovë, çka ka sjellë edhe përplasjen me kryeministrin Edi Rama.

Rama vucic1 Copy

Artikulli paraprakHakmarrje primitive e rilindasve komunistë ndaj Aleksandër Gjokës!
Artikulli tjetërPollo: E dëmtuara më e madhe nga miniShengeni është Kosova, Thaçi u dogj bashkë me Ramën e Vuçiç