Policia që (s)duam

Nga Jorida Tabaku

Deri dje, sipas Kryeministrit policia ishte institucioni më i besueshëm, madje edhe se vetë Zoti. Sot kupola e policisë shkarkohet! Kush mban përgjegjësi për 47 ton drogë të nisur nga Shqipëria drejt Italisë? Për 12 ton drogë të sekuestruar në Greqi? A ka përgjegjësi kjo kupolë për tonelatat e drogës në këto katër vjet, ku vetëm për katër muaj të këtij viti janë kapur 92 ton drogë?
Kupola e policisë e akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme se, nuk zbaton procedurat për djegien e kanabisit të kapur. Kupola që fshihte mandatin e arrestit të Mark Frrokut, kupola e përfshirë në fshehjen e urdhër-arrestit të Balilit, që heshti në vrasjen e ish-komisarit Cuku.
E njëjta kupolë që të kërkuarit i vriten në rrugët e vendit. Sot, kupola largohet në heshtje ndoshta si një kurban i radhës. Me një heshtje që i ngjan kodeve mafioze më shumë se qëndrimit të një policie në shërbim të shqiptarëve. Heshtin si ajo edhe kryeministri i saj, ndërsa vendi po shndërrohet në një qeveri karteli të ngjashëm me kartelet meksikane.

Artikulli paraprakPista Tahiri në vrasjen e ish-komisarit Dalipaj
Artikulli tjetërPopulli në sheshe, përshkallëzim, Rama refuzoi zgjidhjen me dialog