Policia italiane, aksion për të kapur shqiptarin me 65 mijë euro kokainë

Një korrier shqiptar droge u arrestua nga policia italiane në autostradën A/1 në zonën e Arezzo-s. Në pranga ka përfunduar një 26-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një makinë “Mazda” në drejtim të Romës. Policia e dinte se një sasi kokaine do të trafikohej, ashtu sikurse e dinte se trafiku do të kryhej dje pasdite, por nuk kishte informacione të tjera se si do të ndodhte. E vetmja gjë që ata nuk e dinin, ishte makina në dispozicion të trafikut të kokainës, por kjo nuk i ka dekurajuar policët që të viheshin në kërkim. Dy patrulla ishin vendosur në Valdichiana.
Gjatë pasdites, më shumë se 13.000 automjete kanë kaluar në të dyja drejtimet, por “Mazda” ka tërhequr më së shumti vëmendjen e agjentëve. Të riut shqiptar ju bë thirrje për të ndaluar dhe ai e kuptoi se plani i trafikut po dështonte, shkruajnë mediat italiane.
Ai kishte fshehur në pjesën kroskotit të mjetit rreth 1 kg kokainë, të mbështjellë me letër celofon, në të cilën ishte riprodhuar vizatimi i një peshku, e njëjta “pikturë” e gjetur në një ngarkesë tjetër të drogës të konfiskuar gjatë ditëve të fundit në Emilia Romagna. Shqiptari po transportonte kokainë të pastër, e cila do të kishte dhënë rreth 65,000 euro në tregun e zi. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar edhe bashkëpunëtorët e tij.

Dy vëllezër shqiptarë mes 18 të arrestuarve për trafik droge

Një operacion antidrogë i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 18 personave në Ragusa. Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezër shqiptarë, pjesë e kësaj organizate që trafikonte drogë. Ata janë Elvis Maloku 20 vjeç dhe Alandro Maloku 22 vjeç. Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë nga Rumania dhe Tunizia.
Hetimi nisi pas arrestimit fillimisht të tre shitësve të drogës me origjinë shqiptare, Dragan Hasanaj, Erald Bushi dhe Leonard Jahaj. Kjo organizatë vepronte në Ragusa, ku shiste marijuanë dhe kokainë në tregun e zi. Lënda narkotike ruhej në bodrume dhe garazhde. Në këto vende shpeshherë bëhej edhe shkëmbimi i drogës me blerësit.
Policia italiane ka publikuar identitetet edhe të anëtarëve të tjerë të bandës që tashmë janë prangosur; Andrea Ferrera 31 vjeç, Mirko Ferrera 24 vjeç, Alessandro Avola 38 vjeç, Daniele Vasquez 41 vjeç, Enrico Scenna 38 vjeç, Mario Dinicola 44 vjeç, Vito Lo Magno 49 vjeç, Vincenzo Scenna 19 vjeç, Francesco Cilenti 31 vjeç, Marian Lucian Codreanu 35 vjeç, Ayman Sokmani 22 vjeç dhe Fathi Grami 32 vjeç.
Sipas mediave lokale, Daniel Vasquez dhe Henry Scena u arrestuan në flagrancë, duke poseduar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane të gatshme për t’u shitur. Ndërkohë, shqiptari Alandro Maloku, bashkëpunëtor i ngushtë me Alexandro Avola, u arrestuan të dy duke u kthyer nga Catania. Atyre iu gjet në posedim më shumë se gjysmë kilogramë marijuanë.

 

Artikulli paraprakEmigrantët, varka e fundit e shpëtimit për Edi Ramën
Artikulli tjetërShkojnë për të grabitur banesën, hajdutët plagosin fëmijën 8 vjeç