Shkojnë për të grabitur banesën, hajdutët plagosin fëmijën 8 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Cakran të Fierit. Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar për të grabitur një banesë dhe aty kanë gjetur vetëm një fëmijë 8 vjeç. Ata e kanë lënduar fëmijën, pasi i kanë kërkuar atij të tregonte se ku ishin lekët e shtëpisë.
Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur. Të bindur që do të gjenin para, grabitësit kanë dhunuar djalin 8- vjeçar të L.H duke i kërkuar me ngulm se ku ishin fshehur paratë.
Nuk dihet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësit kanë mundur të marrin të holla nga banesa. Policia e Fierit thotë se atë e kanë dërguar në spital për mjekim, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve. Policia bën të ditur në njoftimin për shtyp se, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në fshatin Cakran, Fier, persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeç. Fëmija ka marrë mjekimin dhe ndodhet në shtëpi.

Artikulli paraprakPolicia italiane, aksion për të kapur shqiptarin me 65 mijë euro kokainë
Artikulli tjetërHetimi: Studentja u vra me 3 plumba nga Aldison Beluli