Policia bashkiake, incident me qytetarët për maskat

Policia bashkiake ka nis një aksion të paprecedentë jo vetëm me sekuestrimin pa dokumente të mallit të shitësve ambulantë në rrugët e kryeqytetit, por i ka dhënë të drejtë vetes edhe të gjobisë qytetarët për maskat anticovid.

Paradoksi qëndron në faktin se vetë policët e bashkisë së kryeqytetit nuk zbatojnë protokollet e sigurisë për mos përhapjen e covid 19, siç është vënia e maskës, por nga ana tjetër pretendojnë të gjobisin edhe qytetarët në rrugë.

Në një kaos të tillë ku mjafton të kesh veshur një uniformë policie dhe mund të bësh ç’të duash, e të kapash ç’të mundesh nga të varfrit dhe të pamundurit, policët e bashkisë po gjobisin e sekuestrojnë pa mandate, pa dokumente shoqëruese qytetarët.

Pa asnjë etikë komunikime dhe asnjë përgjegjësi qytetarët përballën me “gangsterat” e kryebashkiakut të Tiranës. Një prej tyre është ky që shikoni në fotot, por kujdes të tillë ka plot!

Artikulli paraprakSondazhi i ri i kompanisë MRB, shqiptarët fshikullojnë qeverinë: Papunësi, korrupsion dhe emigracion
Artikulli tjetërMinistrja nuk pranon të flasë për “Tiren”, irritohet me gazetarin që deklaroi se ka dhënë para në spital