Po humbasin kohën e shqiptarëve

Nga Zef Ndreka

Dalja në skenë e koalicionit parazgjedhor Berisha-Meta, për Shqipërinë dhe shqiptarët është thjeshtë humbe kohe.
Ato, sa herë janë në hall, bashkohen. Pastaj konjukturat dhe interesat personale i ndajnë.
Në këto zgjedhje lokale, kjo dyshe ka përllogaritur thjeshtë ekzistencën në politikë për të konkuruar si faktor në zgjedhjet e radhës të vitit 2025.
E gjithë loja politike dhe llogaritë elektorale është bërë jo për të fituar, por per te qëndruar, edhe pse e dijnë shumë mirë se janë humbës.
Por kjo dyshe që gënjen e mashtron vullnetarët e tyre, nuk ka kohë per vetë dhe ju rrëmben kohën shqiptarëve.
Non grata-t dhe spiunët komunistë nuk kanë asnjë të ardhme politike në Shqipëri. Të ardhmën e tyre ia ka prerë SHBA dhe Britania e Madhe së bashku me Europën.
Është e vetmja gjë që vullnetarët dhe mbështetësit e tyre akoma nuk e besojnë.
Përherë për Shqipërinë, koha e humbur ka qënë problemi më i madh.
Kjo kohë që humbet nuk ndalon prej shekujsh për shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Malit të Zi, të Çamërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Koha e humbur që kalon pa mëshirshëm për shqiptarët, për fat të keq, ndodh nga përzgjedhja e gabuar e udhëheqësisë politike, e mandatit që marrin nga votimet, por që mpleksen edhe me ndërhyrjet e forta të agjenturat të huaja me ndikim të fortë në Shqipëri për ta lënë pas atë, për ta defaktorizuar.
Në këtë betejë për të humbur kohën e shqiptarëve dhe për të fituar kohën e tyre, në krye apo në balle të kësaj lufte, janë Berisha me Metën. Por të ndihmuar shumë fort nga Rama, i cili enkas i mban përballë, i linçon si e kaluara e Shqipërisë, për të mbretëruar qetësisht.
Kjo lojë e këtij trëkëndëshi famëkeq, tani po kuptohet nga qytetarët, nga shtresat që nuk ju shkojnë pas Berishës e Metës.
Por gjithsesi, nuk mjafton. Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë zhgënjyese për opozitën dhe demokratët që shpresën dhe shpresojnë ende tek Berisha dhe spiuni Metaj. Ato patën premtuar se për disa muaj do rrezonin Ramën.
Të shkretët demokratë, që mbetën mbi 30 vite të zhgënjyer e vazhdojnë akoma, duke besuar e duke humbur kohën e tyre.
Opozita e coptuar, e shkatërruar plotësisht, ekziston vetëm në mendjet dhe dëshirat e demokratëve për ndryshim. Hallet përsonale e familjare të Berishës dhe mbështetësve të tij antiamerikan, vetëm kaq kishin në dorë: të shkatërrojnë opozitën, të trafikojnë elektorat majtas, të fitojnë kohën e tyre dhe të humbasin kohën per Shqipërinë dhe shqiptarët.
Dalja në fushatë të përçarë dhe me pesha të lehta, tregon batakun e opozitës, e cila pas 14-Majit duhet të riorganizohet ndryshe.
Për të mos humbur kohën e shqiptarëve dhe Shqipërisë, për të fituar sado kohën që kemi humbur, qytetarët duhet të mbështesin PD-në.
Në të kundërt humbja e kohës nuk ndalon.

Artikulli paraprak“Demokratët” në thonjëza, e çuan Ilir Metën nga 4 deputetë, në 17 deputetë
Artikulli tjetërRaporti i AMA-s vërteton se Rama me Berishën, edhe mediet i kanë bashkë! Jo vetëm Oligarkët