“Demokratët” në thonjëza, e çuan Ilir Metën nga 4 deputetë, në 17 deputetë

Nga Indrit Vokshi

Sot, po këta lloj demokratësh, po kërkojnë votë Këshilli Bashkiak për Ilir Metën. 4 pati në 2009. U bashkuan me të “demokratë të vërtetë” dhe e çuan 17.
Nga 100 këshillëtarë që mund të merrte Meta, me votat e këtyre mund të marrë 300. Kjo bëhet me qëllim në 2025, nga 4 deputetë që ka sot, Meta të kapë 24 deputetë.
Sepse në 2025 do të ngrihen po këta, do iu thonë voto koaliconin e drejtuar nga Meta e jo PD-në, sepse aty tek Meta është demokracia e vërtetë.
Aty ku tu thotë bosi Sali, aty ndodhet demokracia. Po tu thotë ai që ndodhet te Marko Dajti i Partisë Komniste, aty shkojnë. Shyqyr që dolën haptas me ish-LSI, ndoshta iu mbyllet pak goja, se na patën ça kaptinën duke quajtur veten demokratë e të tjerët tradhëtarë. Hajde tek LSI, shpejt, pa zhurmë, si nuset me tabaka në dorë, në tabaka votën Metës.

Artikulli paraprakBejko takim në fshatrat e Tiranës: Do të ndërtojmë 250 km rrugë për të lidhur fshatin me Tiranën
Artikulli tjetërPo humbasin kohën e shqiptarëve