Plazh në kuti prej xhami, Italia tregon si do kalojnë pushimet verore gjatë pandemisë së koronavirusit

Plazh në kohën e koronavirusit? Si mundet të marrësh rreze dielli në siguri ndaj infektimit, kur virologët thonë se virusi do të vazhdoj për muaj të tjerë?

Kompanitë italiane po organizohen t’u përgjigjen kërkesës së re të tregut imponuar nga emergjenca sanitare.

Edhe pse Italia ende nuk ka nisur fazën 2 të hapjes së vendit e heqjes së masave të izolimit, të cilat janë në fuqi deri më datë 3 maj 2020, gjithnjë e më shumë po bëhet pyetja: A do të shkohet në plazh këtë vit? A do ketë pushime vere?

Nënsekretarja e shtetit në Ministrinë italiane të Turizmit Lorenza Bonaccorsi informon për mediat se gjatë këtyre orëve po punohet për verifikuar kushtet për pushimet verore në zona të ndryshme turistike në vend.

E ndërkohë kompanitë italiane kanë hedhur idetë e para për banjo dielli buzë detit të sigurta për shëndetin personal.

Një kompani italiane në Modena ka ideuar çadra të rrethuara nga kuti qelqi transparente me ajrim natyral ku mund të bësh banjo dielli.

“U përpoqëm të realizonim një mbrojtje të sigurt 99% me qëllim që operatorët turistikë e bizneset të mos humbasin aktivitetin e tyre gjatë verës 2020”, thonë menaxherët e kësaj kompanie.

Çadrat kuti prej qelqi të hollë (plexiglass)do të kenë madhësi 3.5 metra me 3.5 metra për 2 persona, 4.5 metra me 4.5 metër për një familje me 4 persona e mbi 6 metra për 6 persona.

Paneli transparent i plexiglassit lejojnë marrjen e plotë të rrezeve të diellit, por një nga kritikat më të fortë ndaj kësaj ideje është efekti sera që mund të sjellë ky “rrethim” i detyruar.

Ideuesit thonë se për të evituar të nxehtin e fortë që mund të shkaktoj plexiglassi po punohet për realizimin e një sistemi ventilues me instrument mekanikë.

Kjo ide ka lindur vetëm një javë më parë, por interesi për çadrat-box kanë qenë të shumta nga zona të ndryshme turistike italiane si në Romagna, Liguria, Sardegna, Sicilia e madje dhe nga Spanja.

Artikulli paraprakDinjiteti është identitet! Qytetari injoron pseudobamirësin, nuk pranon të bëjë foto, i le ndihmat…
Artikulli tjetërAkademiku Fuga për mediat gjermane: Imitim qesharak i diktaturës me blindat në rrugë