Plas te Reali, 6 futbollistë po mendojnë largimin

Ardhja e Julen Lopetegui nuk po i kënaqë të gjithë në mënyrë të barabartë, veçanërisht ato jashtë klanit spanjoll. Varane, Marcelo, Benzema, Modric dhe Toni Kroos e shohin me dyshim suksesin e “Los Blancos” nën drejtimin e 52-vjeçarit, dyshime që duket se do të ndikojnë në vazhdimësinë e lëvizjeve që kanë pasur fillimin e tyre që në merkaton e verës.
Toni Kroos është njëri-prej tyre, i cili duket se nuk e sheh veten për shumë gjatë tek “Los Blancos”. Ai ka oferta nga Premier League, të cilat siç shkruan “Don Balon” ka nisur t’i shqyrtojë më me seriozitet. Gjermani ka disa sezone që qëndron në listën e të preferuarve të Pep Guardiola-s, por deri më tani nuk kanë gjetur një marrëveshje për shkak të hezitimit të 28-vjeçari. Tashmë gjërat duket se do marrin një tjetër rrjedhë.
Siç shkruajnë mediat spanjolle, mesfushori nuk dëshiron që të mbyllë karrierën e tij pa luajtur një herë në Ligën Angleze dhe ndjen se momenti është tani ose kurrë. Tek Madrid gjërat kanë ndryshuar; largimi i Ronaldos ka lënë gjurmë, askush nuk ka ardhur në vendin e tij, nga ana tjetër një Modriç që me shumë gjasa në janar do të largohet. Kështu që gjermani ka nisur t’ia bëjë të qartë Guardiola-s dhe Manchester City-it se është gati t’iu bashkohet. Ai dëshiron që të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë verë.

Artikulli paraprakKriza e demokracisë liberale, sistemi shpëtohet duke e korrigjuar apo shkatërruar?
Artikulli tjetërAsgjë e re nga fasadat e qeverisë…