Plas edhe në Vlorë, revolta në sallën e takimit të Ramës: E duam Shqipërinë si Europa

Kryeministri Edi Rama po organizon një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës, ndërkohë që shumë studentë nuk e kanë mirpritur.
Studentët në turmë kanë thirrur Turp! Turp!, ndërkohë që kryeministri Rama është përpjekur me mllef që ti sistemojë në vende.
Një vajzë e cila ka thirrur vazhdimisht Trup, Turp, është pyetur nga kryeministri se çfarë ka për turp.
Gjatë fjalës së saj ajo ju drejtua kryeministri duke i kërkuar plotësimin e kërkesave, ndërkohë që ironizoi duke u shprehur se takimet me ju zhvillohen në një sallë kaq të ngrohtë dhe sallat ku zhvillohet mësim janë shuëm të ftohta.
“Duhet të kuptohet diçka në të pranishmit të gjithë me rradhë duhet të kuptohet se në si studentë nuk kemi protestuar kot nuk jemi budallenj nuk jemi me partite politike. Duhet të kuptohet se ne zotëri jemi një pjesë e atyre që ju shikojnë juve si të vetmin njeri që mund të bëjë diçka që mund të bësh diçka prej tyre. Ne kemi kërkuar disa të drejta shumë bazike. Jemi këtu në një sallë kaq të ngorhtë. Ah sikur dhe klasat ku bëjmë mësim të ishin kaq të ngrohta.“- u shpreh vajza.

Artikulli paraprakAutizmi mund të sjellë edhe anomali në ecje
Artikulli tjetërKamëz, merr formë pedonalja, punimet e sheshit drejt fundit, Mziu: Investim 100% i Bashkisë