Peza urdhëron partinë të shpërndajë videon e Ramës

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza i emëruar edhe si koordinator dixhital, ka qenë tepër i shqetësuar gjatë ditës së djeshme pas interpelancës në Parlament mes Kryeministrit Edi Rama dhe grupit të deputetëve Ben Blushi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.
Si koordinator dixhital që është, ka përgjegjësi që në rrjetet sociale të anëtarëve të PS të ketë sa më shumë lavde për Kryeministrin Edi Rama. I tillë është edhe ky rast. Peza u ka dërguar mesazh të gjithë koordinatorëve të PS në njësitë administrative që secili prej tyre të shpërndajë në Facebook videon e interpelancës së Ramës me Blushin-Ndokën-Dulen. Mesazhi në fund mbyllet edhe me një urim: “Suksese”.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSkafi i Tahos. Mjeti i drogës që kontrollon bregun