Përse gënjeni në Pentagon zonja Xhaçka?!

Kreshnik OSMANI

Sa më i korruptuar dhe kriminal të jetë një regjim aq më gënjeshtar e servil shfaqet ai.
Po dëgjoja ministren e mbrojtjes së vendit tim duke folur me Sekretarin Amerikan te Mbrojtjes në Pentagon dhe konstatoj me me keqardhje disa gënjeshtra të mëdha. Ne përpjekje për të siguruar mbështetje tek administrata Trump sekti i Rilindjes gënjen në mëyrë flagrante dhe të ulët dhe kjo duke qartë se po bëjnë dopio lojë. Po i shkruaj dy rreshta për lexuesit e thjeshte sepse atyre atje nuk ua hidhni dot, ju horrat e Rilindjes.
Zonja Ministre!
Thatë se jeni të shqetësuar nga tentativat e penetrimit Rus, Kinez, Iranian dhe atij Turk në rajon.
A nuk doli shefi i Rilindjes në Europë me çitjane të deklarojë se po nuk na hapet dyert kemi oferta të mira nga Lindja?! Me zë e më figurë?! Ku e dimë ne se ju nuk i keni pranuar këto oferta?!
Përse gënjeni zonjë dhe cilin po gënjeni ekzaktësisht?!
Rusia po hyn në Shqipëri me kompani të kamufluara nën kujdesin e veçantë të Rilindjes.
Ndaj këtu po gënjen. Kë po gënjen? Rusët apo amerikanët?!
Kina po hyn fuqimisht në Ballkan nga të gjitha anët dhe ka blerë e po blen sektorët strategjikë në rajon dhe në Shqipëri.

Këtë e ka bere nën kujdesin e Rilindjes dhe këtu po gënjen. Kë po gënjen kinezët apo amerikanët?!
A nuk ishte ministri Bushati në Teheran përpara disa kohësh me buzë vesh me vesh me ministrin e jashtëm iranian?! Kë po gënjen, iranianët apo amerikanët?!
A nuk ishte Rilindja ajo që e shpalli Turqinë “Aleat Strategjik” në politikën e jashtme për herë të parë?!
Aq qebab dhe syltijash sa ka ngrenë Rama dhe Veliaj ne Stamboll tek “miku” i tyre Erdoan, nuk i kanë ngrënë të gjithë hoxhallaret e Shqipërisë të mbledhur bashkë. Pra jeni duke gënjyer serish zonjë në mënyren më të paturpshme të mundshme. Kë po gënjen, turqit apo amerikanët?!
Sigurisht ju njiheni qe jeni te pabese sepse kjo eshte shkolla juaj politike dhe gjaku juaj qe mbani ne gene e ne damare.
Ne shqiptaret jemi te interesuar per marredhenie te shkelqyera me te gjithe popujt e botes qe i ofrojne miqesi Shqiperise ne kuader te interesave ekonomike reciproke dhe nuk ka asnje dyshim tek raportet preferenciale me SHBA-te si populli me proamerikan ne bote. Por, askush nuk ju lejon te beni pazare, dhe te jargaviteni kancelarive te botes duke genjyer e mashtruar paturpesisht per hir te pushtetit tuaj mafioz qe mbahet ne kembe prej karteleve te droges, te krimit te organizuar dhe te mafies qe i ka lidhjet te shtrira thelle deri atje ku e dine mire amerikanet dhe e dini mire ju. Pentagoni e di mire cilës racë i përkisni ju, ndaj mos genje!

Artikulli paraprakHoey: Me qëllim të ruajtjes së stabilitetit, BE ka mbështetur “sundimtarë” në rajon
Artikulli tjetërLubonja: Një kryeministër që shtyp popullin për të ndarë pushtetin me oligarkët duhet tërhequr zvarrë