Përse ankohej vazhdimisht 25 vjeçarja që u përplas për vdekje nga një trajler në portin e Durrësit

Arkineda Haskasa humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Portin e Durrësit, ndërsa u përplas nga një trajler gjatë punës si punonjëse sigurie. Por një qytetare e cila ka preferuar të mbetet anonim ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje. Sipas qytetares, 25 vjeçarja, ishte në nxjerrë në terren nga security i ri, gjë që e kishte mërzitur jo pak, pasi duhet të survejonte pikat më të vështira të portit.

‘Ky security i ri që ka hyrë e nxorri në terren. Tre femra janë gjithsej te security.

Thoshte gjithmonë e shkreta, ma nxiu jetën, a thua jam çun e më le të pikat më të vështira. Ca behet këshu o Zot’-shkruan qytetarja pasi mësoi për humbjen e 25 vjeçares.

Aksídènti me pasojë vdekjèn ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit. Ende nuk është raportuar nga policia për detaje të reja nga ngjarja tragjike.

Artikulli paraprakTë nderuar partnerë, mos e merni seriozisht Ramën dhe as premtimet e tij!
Artikulli tjetër30 vite më parë lindi RD-ja e 30 vite më vonë kemi Ertv-në