Përplasja e gjigantëve: Incidenti Doklam

David Stoffey

Në një luftë ndërmjet Kinës dhe Indisë, studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare mund të argumentojnë lehtësisht fitoren e Pekinit. Pushteti ekonomik dhe ushtarak i Kinës është shumë herë më i madh se ai i Indisë. Por me marrëveshjen e “mosangazhimit” që përmbylli incidentin Doklam, India ka arritur një fitore mbi rivalin e saj verior. Pasojat mund të ndikojnë edhe në konflikte të tjera të periferisë kineze dhe mund ta inatosë Kinën.
Në mesin e muajit qershor, ushtria kineze dërgoi trupa, duldozerë dhe materiale në rajonin Doklam, një territor që pretendohet nga Kina dhe Bhutani. Trupat zaptuan menjëherë disa bunkerë të papërdorur të ushtrisë së Bhutani dhe filluan të ndërtonin një rrugë në zonë. India, e zotuar për të mbrojtur Bhutanin nga Traktati i Miqësisë 1949 dhe 2007, mobilizoi forcat lokale për të larguar trupat kineze. Gjatë dy muajve të mëpasshëm u rritën tensionet, filluan të hidheshin faje dhe delegatët e marrëdhënieve diplomatike indiano-kineze luftuan shumë për të mbrojtur interesat e secilit vend. Fatmirësisht, më 28 gusht, të dy vendet ranë dakord të mosangazhohen në këtë konflik dhe të rikthehej gjendja e kufijve përpara konfliktit. Brenda ditës, pajisjet dhe personeli kinez u larguan, duke heshtur kështu frikën e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet dy superfuqive bërthamore.
Marrëveshja e mosangazhimit që pasoi incidentin Doklam favorizon fuqimisht Indinë. Humbja e territorit butanez ose indian në zonë do të kishte qenë fatale për Indinë, duke pasur parasysh afërsinë prej 27 kilometra nga Doklami të Korridorit Siliguri, i cili është lodhja e vetme nga India qendrore deri në zonën e shumë-populluar të Verilindjen. Ky korridor të çon drejt provincës Verilindore Arunachal Pradesh, e cila përmban 100 mijë km katrorë tokë që Kina dhe India i pretendojnë të dyja si tokë të tyre.
Për më tepër, ushtria kineze konsiderohet më e fortë dhe më e aftë se ajo indiane. Duke qenë se ekonomia e Kinës vazhdon ta parakalojë atë indiane, hendeku i aftësisë ushtarake do të thellohet akoma më shumë, duke qenë se fuqia ushtrake e një vendi lidhet ngushtë me zhvillimin e tij ekonomik. Gjeografia përreth Doklamit e frenon shpërndarjen e forcës ushtarake dhe e pengon ofensivën kineze, por India vazhdon të qendrojë në pozicion mbrojtjeje. Aktorët e politikës së jashtme kineze mund të vazhdojnë të argumentojnë për dominancën e Pekinit në marrëdhëniet indiano-kineze në akuacion.
Më tej, shumë fqinj të Indisë, si Pakistani, Sri Lanka, Burma dhe Nepali favorizojnë Kinën. New Delhi jeton në një fqinjësi tepër armiqësore. Kjo është agravuar, më shumë nga iniciativa e Kinës për të investuar miliarda dollarë në infrastrukturën e Azisë Jugore, ndërsa ekonomia indiane nuk është aq e fuqishme sa për të blerë miq. Aleanca Indo-Butaneze mund të jetë sipërmarrja më fitimprurëse e New Dehlit, për në një rajon ku interesat e Kinës janë rrethimi i Azisë Jugore, çdo partneritet i mundshëm është i vlefshëm për Indinë. Edhe nëse Bhutani nuk i ofron Indisë shumë në këmbim, është përsëri një shtet më pak në sferën e influencës kineze.
Këto faktorë mbështesin suksesin e vazhdueshëm të Kinës në rajon. Megjithatë, të dyja palët u tërhoqën. Duke pasur parasysh që India luftoi nga një pozicion dobësie, diplomatët indianë shfaqën fuqi dhe kurajë, duke arritur fitoren në një event kaq të trazuar. Megjithatë, mediat e të dy vendeve e kanë ilustruar rezolutën si fitore të vendit të tyre. Mediat kineze promovuan lajme që flisnin për armiqësinë indiane dhe të drejtat kineze në rajon, duke argumentuar se ushtria nuk duhet të tërhiqet në asnjë rast.
Disa dijetarë perëndimorë vunë bast kundër fitores së Indisë në incidentin e Doklamit. Taylor Fravel thotë se, India nuk ka fituar, sepse ushtria indiane u tërhoq e para pa asnjë lëshim nga ana e asaj kineze. Më tej, Kina nxori arsyet e saj për t’u tërhequr si samiti BRICS në fillim të shtatorit apo Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste kineze. Presidenti kinez Xi Jinping shpresonte të forconte pushtetin e tij në kongresin e partisë dhe duhet të shmangte konfliktet.
Por nëse Kina kërkonte të tërhiqej për shkak të përgatitjeve për eventet e rëndësishme që e prisnin, përse vendosi të hynte në Doklam dy muaj më parë? Përse nuk e shtyu ndërhyrjen për në shtator? Pekini ndoshta besonte se New Dehli do ta injoronte çështjen për shkak të fuqisë së madhe kineze. Kjo do t’i kishte dhënë Kinës avantazh në samitin e BRICS dhe do ta bënte presidentin Xi të dukej akoma më i pushtetshëm. Papritur, u vu re India do të rezistonte fuqimisht dhe nuk do ta lejonte ekspansionin kinez në rajon. Indisë nuk i duhej asnjë lëshim, mjaftonte vetëm të prishte lojën e presidentit Xi dhe ta bënte Kinën të mendohej dy herë para se të hynte në aventura të tjera të tilla në të ardhmen.
India fitoi. Kjo ishte veçanërisht irrituese për Kinën që është mësuar vetëm me fitore territoriale. Në Detin e Kinës së Jugut, marina kineze ushtron forcë dhe vazhdon të ndërtojë ishuj, ndërsa shtetet periferike nuk arrijnë të frenojnë aktivitetin e saj. Korridori ekonomik ndërmjet Kinës dhe Pakistanit kalon edhe në territorin konfliktual të Kashmirit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, por India nuk ka arritur deri tani të bëjë asgjë për këtë. Kështu, çdo përpjekje e suksesshme e Indisë për të frenuar ambiciet madhore të Kinës është fitore e madhe për New Dehlin. Incidenti Doklam me siguri do të ketë pasoja jetëgjatë në inciativat e ardhshme kineze dhe në kundërpërgjigjet e rivalëve të saj.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakKurdët dhe gjeopolitika e 9 miliardëve fuçi naftë
Artikulli tjetërNjë revolucion i heshtur i vërtetë!