Përgjaket Vlora, vritet drejtori i OSHEE dhe pronari i televizionit

Krimi godet sërish në Vlorë. Vriten në atentat drejtori i OSHEE të Vlorës dhe pronari i një televizioni lokal. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:40 në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i “Flamurit”, pranë një hoteli ku persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të lokalit-hotel. Nga breshëritë e plumbave ka mbetur i vdekur në vend drejtori i OSHEE-së të qytetit të Vlorës, Roland Saliu, ndërsa pronari i lokalit dhe njëkohësisht i televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga breshëritë e plumbave. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov. Fill pasi kanë qëlluar mbi objektivin e tyre, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja. Rasti dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit apo autorëve të ngjarjes është gjetur i djegur pranë fshatit Panaja të Vlorës.
Motivet e krimit nuk dihen ende, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet. Policia ka blinduar qytetin në të gjitha hyrjet dhe daljet. Në pamjet nga vendngjarja shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, ndërsa mësohet se i plagosuri që gjendet në spitalin rajonal, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve, ai ka marrë plumba në mënyrë rastësore.
Nga gëzhojat e mbledhura në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë arritur në përfundimin se autorët kanë hapur zjarr me një armë automatike. Ndërkohë, përveç agjentëve që po ekzaminojnë vendin e krimit për të mbledhur prova, të tjerë kanë ngritur postoblloqe në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Saliu u emërua drejtor i OSHEE në nëntor 2015

Roland Saliu erdhi në detyrë si drejtor i OSHEE-së Vlorë në nëntor 2015-ës. Paraprakisht, dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë biznesmeni dhe pronari i televizionit, “Vlora Channel”, Erven Hyseni. Nga burimet mësohet se Saliu dhe Hyseni ndodheshin të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave, rreth orës 19:40.
Autorët raportohet se kanë qëlluar me një breshëri armësh nga një automjet në lëvizje. Trupi i pajetë i drejtorit të OSHEE dergjej në oborrin e lokalit në Sheshin e “Flamurit”, aty ku familjarët shkuan për ta identifikuar.
Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës dhe ka konfiskuar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal.

Makina fotografohet para se të digjej

Policia ka gjetur një mjet të djegur në afërsi të fshatit Panaja një orë pas vrasje së dyfishtë në Vlorë. Makina është tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë. Ndërkaq shpresohet se kamerat e lokalit kanë fiksuar vrasësit.
Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht duke ndihmuar edhe hetimin të gjejë gjurmë të vrasësve.
Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe pronari i hotel Vlorës dhe televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni u qëlluan me automatik ndërsa ndodheshin në tavolinë. Nga të shtënat, Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa Hyseni ndërroi jetë në spital. Dyshohet se objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.
Policia ka dhënë detajet e para rreth atentatit të përgjakshme sonte në Sheshin e Flamurit, në qendër të qytetit të Vlorës. Në këtë atentat mbetën të varrë drejtori i OSSHE së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmeni dhe ndërkohë edhe pronar mediesh, Ervent Hysani.
Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas R.S., Drejtor i OSHEE-së dhe E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Kush ishte pronari i televizionit, shënjestër e atentatit

Burimet e policisë bëjnë të ditur se, shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, Erven Hyseni. Bëhet e ditur se Hyseni është i afërm i Akil Rakipit, i cili u vra në masakrën e Çoles më 7 prill 2015.
Ndërsa drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu është qëlluar aksidentalisht nga breshëria e kallashnikovit. Bëhet e ditur se ai ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me Erven Hysenin për shkak të miqësisë së tyre.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për disa konflikte të Hysenit, por nuk përjashton as mundësinë që atentati të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Roland Saliut, i cili mbante postin e drejtorit të OSHEE-së prej dy vitesh.
Ndërkohë, policia thotë se kanë qenë dy autorë që qëlluan me armë nga një makinë. Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar makinën e autorëve të vrasjes. Pamjet janë duke u analizuar nga ekspertë për të nxjerrë një identikit të autorëve. Nga kërkimet e deritanishme, policia ka gjetur në fshatin Panaja një makinë të braktisur që mendohet se u përket vrasësve.
Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Drejtori i OSHEE Vlorë, Roland Saliu dhe pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, Erven Hyseni mbetën të vrarë në një atentat që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin e këtij të fundit tek Sheshi i “Flamurit” në Vlorë.

Atentati mafioz në Vlorë, Berisha: Ky është narko-shteti i Noriegës

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër për atentatin mafioz në Vlorë, ku humbën jetën drejtori i OSHEE-së të qytetit të Vlorës, Roland Saliu dhe pronari i televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ky është narko-shteti i Noriegës, duke iu referuar Kryeministrit Edi Rama. Berisha sjell në vëmendje edhe sasi prej rreth 1 ton drogë që u kap mëngjesin e djeshëm në qytetin bregdetar.
“Tronditet Vlora! Bilanci i sotëm i narko-shtetit të Noriegës. Ekzekutohen në Sheshin e “Flamurit” në një atentat mafioz, drejtori i OSHEE dhe pronari i një televizioni lokal. Ekzekutorët, sipas rregullit ikin në drejtim të panjohur. Kapet dhe një ton kanabis! Të bashkohemi të gjithë kundër narko-shtetit të Norieges!”, shkruan Berisha.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:40 në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i “Flamurit”, pranë një hoteli ku persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të lokalit-hotel. Nga breshëritë e plumbave ka mbetur i vdekur në vend drejtori i OSHEE-së të qytetit të Vlorës, Roland Saliu, ndërsa pronari i lokalit dhe njëkohësisht i televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga breshëritë e plumbave. Të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, “Vlora Channel’.

R.POLISI

Artikulli paraprakMaskat grabitje nën kërcënimin e armës në Krujë
Artikulli tjetërNisin hetimet për 7 kg heroinën e kapur në Bari