Maskat grabitje nën kërcënimin e armës në Krujë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Policia njofton se tre persona me maska dhe të armatosur i kanë dalë para një automjeti, duke kërcënuar drejtuesin, shtetasin me iniciale A.H.
Pas ngjarjes, ky i fundit ka bërë dhe denoncimin në polici. Sipas njoftimit të policisë, ai ka shpjeguar se tre persona i dolën para në rrugë rreth orës 00:30 dhe i morën makinën. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ngriti pika kontrolli për kapjen e tyre. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve.
“Më datë 24.05.2017, rreth orës 00:30, në rrugën nacionale Krujë-Fushë Krujë, afër Teqes, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin tip “Benz” shtetasit A.H, banues në Krujë. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakKQZ nis procesin e administrimit të zgjedhjeve parlamentare
Artikulli tjetërPërgjaket Vlora, vritet drejtori i OSHEE dhe pronari i televizionit