Përgjaken sërish rrugët, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Burime zyrtare nga policia thanë se një automjet tip ‘Ford Fiesta’, që drejtohej nga Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke iu përplasur me një mur rrethues në fshatin Manati.

Si shkak i përplasjes së fortë shoferi ka humbur jetën, ndërsa është plagosur pasagjeri Nikolli Gjini.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakFluks i madh në Qafë-Thanë dhe Morinë, drejt bregdetit shumë pushues
Artikulli tjetërPërkeqësohet situata nga Covid-19, 3 viktima dhe 905 raste të reja në 24 orë