Fluks i madh në Qafë-Thanë dhe Morinë, drejt bregdetit shumë pushues

Vijon të jetë i larte fluksi i levizjeve në të dy anët e kufirit në Qafë-Thanë. Bëhet e ditur se, gjatë dy ditëve të fundit nga kjo pikë kalimi kufitar kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 16 mijë shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Gjatë ketyre dy ditëve levizjet më të shumta kanë qenë në hyrje nga Maqedonia e Veriut drejt vendit tonë me mbi 9700 shtetas.

Ndryshe nga Qafë Thanë në piken tjetër të juglindjes, atë të Kapshticës gjatë ketyre dy ditëve ka pasur një rënje te hyrje daljeve.

Nga kjo pikë kufitate kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 9.mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Edhe në doganën e Morinës vazhdon të ketë një fluks të lartë të qytetarëve kosovarë që i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar. Këtë fundjavë ka hyrë në Shqipëri një numër i lartë i automjeteve me pushues kosovarë. Te pyetur nëse rritja e infektimeve me Covid në Shqipëria do të ndikonte në pushimet e tyre, ata u shprehen se nuk kanë frikë nga virusi.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare, por krahasuar me sezonin e kaluar numri turistëve kosovarë që kaluan pushimet në bregdetin shqiptar është shumë i madh, përfshirë këtu edhe turistë të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Artikulli paraprakKorrupsion galopant në Drejtorinë e Burgjeve, si u blenë ilaçet e skaduara, KLSH kërkon shkarkimin e Ismailit
Artikulli tjetërPërgjaken sërish rrugët, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Lezhë