Përgatitet fare lehtë në shtëpi/ Ky është lëngu mrekullibërës për tretjen dhe djegien e yndyrave

Qitro jo vetëm fal sasi të larta të vitaminës C, por mund të nxisë rritjen e enzimave tretëse të trupit si dhe të djegë yndyrën e tepërt.

Nga ana tjetër xhenxhefili është përdorur prej shekujsh si një ilaç natyral për të përshpejtuar zbrazjen e stomakut dhe fryrjen. Ndërsa turmeriku është një nga ato erëza që vlerësohet si një ilaç mrekullibërës, kjo falë antioksidantëve që forcojnë sistemin imunitar.

Duke qenë se shumë nga ne nuk mund të arrijnë dot sasinë e rekomanduar ditore të frutave e perimeve, një nga zgjidhjet më të lehta është konsumimi i lëngut të tyre. Përbërësit për një person janë 1 qitro, 1/2 mollë mesatare, 1/2 lugë gjelle xhenxhefili i freskët, 1/4 filxhan kos pa yndyrë, 8 kokrra bajame, 1/2 lugë tumerik, 2 lugë mjaltë dhe 6 kuba akulli

Filloni përgatitjen e këtij lëngu duke qëruar dhe larguar prej tij farat. Më pas lani mirë mollën, hiqni prej saj farat dhe priteni në copa të vogla. Prisni më pas xhinxherin dhe në fund bashkojini këto përbërës në mikserin tuaj. Vazhdoni duke shtuar të gjithë përbërësit e tjerë si kosin, turmerikun, mjaltin, bajamet dhe kubat e akullit që do t’i japin shumë freski pijes tuaj. Përpunojini mirë në blender derisa të përftoni një masë homogjene.

Artikulli paraprak“Përtej tam-tameve të Edi Ramës, qeverisja është përkeqësuar, njerëzve nuk iu zgjidhen problemet”/ Pampuri: PD me program për njerëzit dhe ekonominë
Artikulli tjetërAnaliza/ Si mund të ndihmojë SHBA, Gazën me ndihma dhe pse operacioni është i ndërlikuar