Përçarja i shërben vetëm krimit dhe aspak kauzës së Teatrit

Erges ESKIU

Ne jemi qytetar ne mbrojtje te Teatri Kombetar dhe ju duam te gjitheve ju, qe na ndiqni, na percillni nepermjet rrjeteve sociale, na kritikoni kur ju duket me vend per ta bere, por une dua t’ju them nje gje shume te thjeshte… Perpara se te na kritikoni, mendohuni njehere… mendohuni per ate ç’ka po bejme ne, per sakrificat dhe kostot terresisht personale, qe kalojme per te mbrojtur kulturen, artin, pronen tone te perbashket dhe kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
\
Miq, dua t’ju tregoj nje histori shume shkurtimisht. Nje mbremje nje miku shkoi ne shtepi pak me heret se ditet e tjera. Kur e pyeta pse ka shpejt, me tha se nje dite me pare kur e kish pyetur djalin se perse nuk po meson si me pare ai iu kunderpergjigj me nje pyetje ç’armatosese. -Si mund te me kerkosh llogari mua, une po mesoj çdo dite, po shkoj ne shkolle, vij ne shtepi, lexoj, te nesermen shkoj serish ne shkolle, kurse ti rri gjithe diten kot.

Une jam femije dhe kam nevoje per babain tim, ka nevoje te kaloje kohe me babain tim? Ku je ti? Ngele gjithe diten rrugeve duke u marre me teatrin. Pse nuk punon ti? Do shpetosh Shqiperine ti?! Po une, a do luaj me babain tim, a do kaloj kohe une me babain tim??! -Me gozhdoi me shpatulla pas murit, s’kisha me çfare t’i thoja, u shpreh miku im i mire i tronditur ende nga mbremja e nje nate me pare.

Mirepo, babai atij djali realisht nuk eshte se nuk mendon per femijen e vete. Ai mendon çdo dite per te dhe per femijet e gjithe shqiptareve. Babai i tij mendon edhe per vete edhe per Shqiperine. Babai i tij po i ben nje sherbim shume me te madhe femijes te tij dhe çdo femije te Shqiperise, duke mbrojtur artin, kulturen dhe tempullin e fundit te demokracise ne vend!

Babai i tij eshte nje hero dhe si babai i atij femije ka edhe plot baballar dhe nena te cilet sakrifikojne çdo dite. Ka bashkeshort zonjash dhe bashkeshorte zoterinjsh te cilet sakrifikojne sepse familjaret e tyre kane nevoje per ta. Kane nevojen e tyre fizike ne shtepi, kane nevoje per perkujdesjen e tyre, kane mevoje per vemendjen e tyre.

Mirepo detyra e ketyre idealisteve shkon pertej familjes se tyre dhe perfshin detyren ndaj lirise dhe ndaj vendit. Miq, askush prej nesh nuk eshte terhequr, por ju ftojme edhe juve te na bashkoheni. Se dyti, opozita shqiptare ka qene qysh ne fillim ne krahe te teatrit, por si parti politike qe eshte fokusi i saj eshte dhe padiskutim qe duhet te jete me i gjere se veç Teatri Kombetar!

Opozita asnjehere nuk ka qene armike me protestuesit ne mbrojte te teatrit, por duhet te kemi parasysh se para rrezikut qe paraqiste Hitleri edhe armiqte me te medhenj lidhen aleanca mes tyre per t’i bere balle shfarosjes. E perseris, nuk ka patur armiqesi mes opozites dhe njerezve ne mbrojtje te teatrit, por ne duhet te jemi te gjithe te bashkuar para rrezikut, qe paraqet modeli Rama-Veliaj.

Perçarja i sherben vetem krimit dhe aspak kauzes sone. Firmosja e marreveshjes eshte nje gje, qe ne mendimin tim duhet te bejne gjithe grupet e interesit me kreun e opozites per t’a patur me dokument, zotimin e tij para te gjitheve se kur te vij ne pushtet do t’i sherbej interesit te tyre dhe jo interesit te oligarkeve dhe krimit, qe po na shuajne historine dhe po na marrin frymen me kullat e tyre te betonit, ne nje qytet qe po humbet dita-dites identitetin e vete.

Nga ana tjeter nese do tregoheshim pragmatist mund te thonim se ju qe jeni kunder kesaj marreveshje me opoziten jeni pakice dhe opozita eshte shumica e absolute ne vend, ne jemi me shumicen dhe keshtu jemi ne rregull, por e perseris, qe ne jemi qytetar, ju duam ju dhe e duam vendin tone, e duam demokracine, prandaj ju ftojme te reflektoni dhe te na bashkoheni.

Edhe ju qe keni dal kunder teatrit jeni te lutur te reflektoni dhe te na bashkoheni perpara rrezikut, qe i kanoset te ardhmes se vendit. Nese bie Teatri do te bjere edhe jeta artistike per te pakten dhjete vitet ne vazhdim ashtu siç ra stadiumi Kombetar dhe tashme nuk ka me nje studium olimpik per t’u stervitur sportistet e shumte te atletikes.

Nese nuk do kete jete artistike, shume shpejt do kthehemi ne qenie edhe me agresive dhe do “hame” njeri-tjetrin te gjalle sepse vendi ku Ti hyn dhe çlirohesh nga energjite negative, ku mendja jote ndriçohet, ku ti kur del ndihesh me i lartesuar, me i bukur e me mire nuk do ekzistoje me dhe do shnderrohemi ne “kanibal”.

Miq, çmimi i vetem i sakrifices tone eshte ruajta e Teatrit Kombetar, restaurimi i tij dhe ndertimi i nje Teatri te Ri Kombetar ne zgjatimin e bulevardit. Nje qytet me gati nje milion banore ka nevoje per me shume 5 teatro. Le te ruajme keto teatro qe kemi dhe ndertojme te rinj dhe perseris per ta mbyllir se perpara armikut te madhe duhet te jemi te bashkuar te gjithe.

Artikulli paraprakSHBA-të dhe Izraeli testojnë me sukses sistemin e ri të raketave mbrojtëse
Artikulli tjetërTë gjithë shqiptarët në këmbë për të mbrojtur Teatrin nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë