Për Shkodrën Rama dhe rilindasit po zbatojnë vetëm programin e drogës, vrasjeve dhe rrëmbimeve

Bardh SPAHIA

Edhe pse qyteti eshte i braktisur tash 5 vjet nga kjo qeveri, Rilindja nuk rresht se beri propagande manipulimi me Shkodren. By-pass i qytetit, teme e shume perfolur dhe projekt i shumpritur nga shkodranet eshte bere dhe nje here subjekt i komedise se Gjiknurit dhe drejtorit te rrugeve Qendro. Vijne ne Shkoder mbledhin mediat dhe bejne shoën e radhes a thua se shkodranet nuk kane vetedije dhe intuite per te kuptuar se deri ku shkojne kompetencat e bashkise dhe deri ku papergjegjshmeria e qeverise qendrore.
Nga degjesat publike dhe nga mendimet e eksperteve te bashkise dhe jo vetem, ministria e Transportit nuk ka mbajtur asgje shenim por del vetem per propagande te Rilindjes.
Nuk eshte bere asgje kaq kohe, per te filluar procedurat e kompensimit te pronareve te tokes nga do te kaloje nje nga lotet, edhe pse bashkia po i ben thirrje ministrise ne menyre te vazhdueshme per bashkepunim.
Si qytetar por dhe si deputet kam qene deshmitar i perpjekjeve serioze dhe te shumta te bashkise dhe stafit te saj per t’i dhene sa me pare zgjidhje pengesave burokratike. Askush me teper se vete komuniteti dhe pushteti lokal ka qene dhe mbetet i angazhuar qe ky projekt i rendesishem per zhvillimin e qytetit te zbatohet. Por ministri Gjiknuri sikurse dhe koleget e tij perfshire dhe ata nga Shkodra ne qeverine e Rames, nuk duan te shohin zhvillim dhe prosperitet ne qytetin qe i dha drite vendit ne kohera te lavdishme. Per Shkodren Rama dhe rilindasit e kuq po zbatojne vetem programin e droges, vrasjeve, rrembimeve dhe krimit pa autor.
i bej thirrje ministrit Gjiknuri te lere propaganden e zyrave te Rames e te filloje punen per te kryer qofte dhe nje projekt te vetem qe Rilindja ka parashikuar per Shkodren ne dy mandate qeverisje.
Gjykimi popullor do jete po kaq i ashper sa dhe vete sjellja juaj me shqiptaret.

Artikulli paraprakSi po i rrjep Rama shqiptarët me AMA-n
Artikulli tjetërKrizë e rëndë ekonomike, shqiptarët ulin shpenzimet edhe për t’u ushqyer