Pence: Ambasada amerikane në Jeruzalem në vitin 2019

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën në Izrael, në Jeruzalem, në vitin 2019.
Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit Donad Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019.
Më parë, parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem do të mund të zgjaste katër vjet.
Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për ta njohur Jeruzalemin për kryeqytet të Izraelit. Ky vendim është kritikuar zëshëm nga palestinezët dhe aleatët e tyre arabë.
Palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor, që ishte okupuar nga Izraeli, do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, pelastinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezentuar nga administrata Trump.

Artikulli paraprakForcat tokësore turke hyjnë në enklavën kurde në Siri
Artikulli tjetërPuigdemont sërish president i Katalonjës