Paste Magazine: Vizitoni Beratin

Bridget Nurre Jennions, e cila shkruan për Paste Magazine ka publikuar pjesën e dytë të artikullit të saj me titull “Një Ballkan që të lë pa frymë”.
Pas artikullit të parë, në të cilin ajo kishte zgjedhur Sarandën si destinacion turistik kësaj herë gazetarja e njohur reklamon Beratin.
“Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se, dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse”, shkruhet në artikull.
Qyteti i Beratit është i mbrojtur nga UNESCO, shtrihet mes maleve të Tomorit dhe Shpiragut dhe ka një histori të gjatë. Ky qytet besohet të ketë qenë kështjella ilire e Antipatreia dhe është mbajtur nën syrin vigjilent të një kështjelle të importuar të epokës bizantine.
I njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, tipari më i spikatur i Beratit është arkitektura e saj, me rreshta prej fildishi dhe me shtëpitë të stilit osman, që vijnë të gjarpëruara në rrugën e tyre deri në kodër, në kala.
Sigurohuni që të ngjitni shkallët për te Kalaja, e cila ende mbetet një lagje tradicionalisht e krishterë e qytetit, së bashku me rreth një duzinë kisha dhe pak xhami.

Artikulli paraprakMziu në Turqi me ftesë të Unionit të Bashkive në Samitin Ndërkombëtar për Integrimin Social
Artikulli tjetërKompania e akuzuar për “korrupsion” kërkon koncesionin e ndriçimit të qyteteve