By Pass Fier-Vlorë dhe dëmi 13 milionë euro

Jorida TABAKU

Këto ditë qeveria rihapi tenderin për By Pass Fier-Vlorë. Mbasi për dy vite dështoi të bëjë mbi 10 për qind të punimeve e rifilloi përsëri nga fillimi projektin prej 60 milionë euro.
Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH.
Sipas saj, projekti By Pass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016. Plot 13 milione euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik, ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013.
Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste; Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka!

Artikulli paraprakR.I.P “moratoriumin” e pyjeve, në Parqet Kombëtare vazhdon sëpata
Artikulli tjetërKatër qarqet që u varfëruan më 2016, kryeson Gjirokastra