Pasojat e eliminimit të Italisë, Tavecchio jep dorëheqjen

Carlo Tavecchio jep dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm që zgjati 40 minuta, ishte koha për të dhënë llogari dhe pas diskutimesh të shumta, Tavecchio u dorëzua, duke hequr dorë nga detyra e tij. Presionet e shumta të ardhura nga qeveria italiane dhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar italian CONI, detyruan numrin 1 të Federatës të jepte dorëheqjen. Pas shkarkimit të trajnerit Ventura nga vetë Tavecchio vjen edhe dorëheqja e këtij të fundit. Janë këto disa nga pasojat që ka sjellë eliminimi i Italisë nga Suedia në Play-offin e Botërorit, Rusi 2018, me kombëtaren e kaltër që nuk arriti të kualifikohej në një Kupë Bote pas plot 60 vjetësh. Pas tërheqjes së Tavecchios duhet menduar për zgjedhjet e ardhshme për president të Federatës Italiane të Futbollit, të cilat pritet të zhvillohen pas 90 ditësh.
Presidenti i CONI-t, Giovanni Malago beson se Karlo Ançeloti do të ishte trajneri i përsosur për Italinë, dhe shton se ishte Lippi ai që zgjodhi Giampiero Ventura-n. Me sa duket, Ventura ka qenë vetëm një nga kandidatët në vitin 2016, por Lippi ishte ai që i mbushi mendjen Tavecchio-s.
“Ishte mundësia e Lippi-t, i cili ishte gati të rikthehej nga Kina. Tavecchoi dhe unë u takuam me Lippi-n në shtëpinë time. Ai na tha se ishte gati të rikthehej, por vetëm në rolin e koordinatorit. Arritëm marrëveshjen, shtrënguam duart. Emrat në tavolinë ishin Ventura, De Biasi, Montella dhe Spalletti. Lippi foli me disa prej tyre dhe tha se Ventura ishte i duhuri”, tha ai.

Artikulli paraprakRikuperohet Kovaçiç
Artikulli tjetërInteri në vend të dytë