Interi në vend të dytë

Interi i Luciano Spallettit ka fituar kundër Atalantas, duke konfirmuar vendin e dytë në klasifikim, në ndjekje të kryesuesve të Napolit. Trajneri toskan foli për mikrofonat e “Mediaset Premium”, teksa ka përgëzuar ekipin e tij dhe vlerësoi Mauro Icardin, autorin e dy golave të triumfit të së dielës mbrëma. “Ne kemi fytyrën dhe identitetin tonë, tha trajneri i Interit. Kemi luajtur një lojë të pjekur. Jemi në një moment të rëndësishëm dhe e dimë se, ku dëshirojmë të shkojmë. Icardi është një kampion, por unë mendoj se fitoret janë të skuadrës”, tha Spaleti.
Kam nevojë edhe për 4-5 lojtarë, sepse në një kampionat të duhen lojtarë të freskët dhe me cilësi të barabartë. Ne, anti-Napoli? Nuk e di. Të vazhdojmë kështu. Kemi nevojë për t’u përmirësuar shpejt në kaq shumë gjëra”. Në mënyrë të pashmangshme një koment mbi situatën në stolin e kombëtares italiane: “Ju nuk mund të dini çdo gjë në paraprakisht, por duhet vlerësimi i duhur dhe të bëhen zgjedhje korrekte. Nëse do të sulmojnë të gjithë Venturën, bëhet e vështirë për të gjetur një tjetër. Mesazhi që kalon është se gjithmonë faji i përket trajnerit, kështu që drejtuesit janë në rregull”.
Inter e kishte detyrim fitoren ndaj Atalanta-s, jo vetëm se nuk arriti të fitonte ndeshjen e fundit ndaj Torinos, por edhe për të shfrytëzuar më së miri hapin fals të Juventus-it, që nuk i dihet se kur do të gabojë sërish.
Të besuarit e Spalletti-t kanë bërë detyrën ndaj miqve që kanë të njëjtat ngjyra. duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 falë dopietës fantastike të Icardi-t, i cili ka shkuar në kuotën e 13 golave.
Ishte një tjetër mbrëmje ku “San Siro” mbushet plotë (përveç katit të tretë), dhe tifozët kanë parë një Inter të denjë. Skuadra Zikaltër ka kontrolluar ndeshjen përgjatë gjithë 90 minutave ndaj Atalanta-s që mbase u ndie e pafuqishme ndaj një skuadre aq të fortë, sidomos në mbrojtje.
Gjatë pjesës së parë, Berisha duhet të bënte mrekullinë ndaj Icardi-t, por pas pushimit golashënuesi argjentinas ka lëshuar dy shigjeta me kokë drejt tij, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij. Spalletti ka preferuar Santon në të majtë në vend të Nagatomo, dhe mbrojtja ishte tepër solide.
Sulmi shpërdoroi deri në momentin e golit të parë, më pas çdo gjë rrodhi natyrale. Tre pikë të rëndësishme, Inter tashmë ndodhet në vend të dytë, me vetëm dy pikë më pak se Napoli kryesues.

Artikulli paraprakPasojat e eliminimit të Italisë, Tavecchio jep dorëheqjen
Artikulli tjetërRanieri: Unë trajner i Italisë?