Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, Rama vazhdon me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!

Nga Erion DASHO

Pasi nuk ecën mashtrimi me shqiptarët, vazhdohet me mashtrime të nivelit ndërkombëtar!!!

Intervista e sotme në Forbes e kryeministrit Rama ku ai pretendon se “Shqipëria bën pjesë ndër vendet më pak të prekura nga COVID”!!!

Është e paqartë se me cilin kut e mat kryeministri “mos prekjen”!

Me numrin më të ulët të testeve në Europë?! Me vdekshmërinë reanimatore ndër më të lartat në botë?! Me faktin që shtetasit e vet paguajnë dhjetëra milion euro çdo muaj nga xhepi për testim dhe trajtim?!

Me faktin që shqiptarët janë izoluar nga bota si në kohën e komunizmit?! Me faktin që sipas liderit të opozitës ka fshehur gjysmat e vdekjeve?! Me faktin që sipas INSTAT kanë vdekur katër herë më shumë shqiptarë nga COVID se sa ka raportuar ai?!

Ndoshta Forbes mund të na sqarojë…

128788235 1

Artikulli paraprakKosova mbyll shkollat/ Hoti: Kemi nën kontroll përhapjen e virusit!
Artikulli tjetërRrjeti shpërthen me meme kundër Ramës…