Pas kërcënimit ndaj Bashës qëndron fiks Edi Rama!

Sali BERISHA

Rama pranon se qëndron ai vet me mafien e tij shtetërore prapa kërcënimit ndaj Bashës! Ai me pohimin e tij gazetarëve u tha: mos kujtoni se e kam bërë unë!
Të dashur miq, prej dy ditësh mediat ziejnë për një atentat të mundshëm kundër Bashës. Natyrisht në këtë rast gjëja e parë që të shkon ndërmend është një organizim i mafies dhe krimit të organizuar qeveritar me në krye direkt Edi Ramën, i cili e sheh se Basha e ka shndërruar atë në kryeministër të pakallur dhe rruga e vetme për t’u kapur pas një fije bari është eliminimi fizik i kundërshtarit.
Ky arsyetim bazohet në:
Së pari, cilido që analizon me qetësi të dhënat arrinë në përfundimin se kemi të bëjmë me një pistë zyrtare mafioze.
Së dyti, dy vite më parë Rama angazhoi kryebanditin e Tiranës për t’i çuar Bashës direkt, nëpërmjet zonjës Ademi, asokohe deputete e PD mesazhin e Edvinit “mbylle gojën ose kokën”! Ky kërcënim u denoncua publikisht nga PD dhe media, por Shullazit, të porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjëmbi në këmbë përkundrazi ju shumëfishuan fuqitë.
Së treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij të sigurtë në burg, të paktën 35 vjet vetëm për një çështje, është i aftë të bëj gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori përsipër autorësinë e skenarit për destabilizimin e vendit, deklaroi atë që ka përgatitur vet pasi nuk arriti e nuk guxoi të mohojë skenarin e destabilizimit të vendit për të shpëtuar lëkurën e tij.
Së treti, cilido që ka ndjekur me vëmendje sjelljet, manierizmat, fjalët e Ramës tre javët e fundit konstaton se Rama është jo vetëm i sëmurë, por edhe i pakurueshëm. Ai ka humbur jo gjumin, por mendjen!
Me këtë rast i themi kreut të meduzës të krimit të organizuar Edi Rama, se për çdo përpjekje kundër liderit të opozitës apo anëtarëve të saj do përballesh me ndëshkimin më të rëndë personal!

Artikulli paraprakÇadra dhe antimitingu i 13 korrikut ’90!
Artikulli tjetërGrabitet me armë një kompani në Durrës