Partinë e Lirisë e krijoi Berisha!

Sali Berisha ka arritur t’i gënjejë ndjekësit e tij. I ka bindur se ska asgjë të keqe të votojnë “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Partia e Lirisë dhe t’i japin pikë politike Ilir Metës.

Ata, ndjekësit e Sali Berishës, deri dje kanë akuzuar për tradhëti cilindo. Kanë akuzuar Arben Imamin e Neritan Cekën pse krjuan Aleanca Demokratike, kanë akuzuar për tradhëti Genc Pollon pse krijoi Partia Demokrate e Re, kanë akuzuar Bamir Topin pse krijoi FRD, kanë akuzuar për tradhëti Jozefina Topallin e Astrit Patozin pse krijuan parti të tjera.

Sot Sali Berisha ka shkuar tek ish-LSI, tek Partia e Lirisë, tek Ilir Meta. Po të ndjekim të njejtën logjikë si me Imamin e Cekën, Pollon e Topin, Patozin e Topallin, sot ata do të duhej ta akuzonin Sali Berishën si tradhëtar që shkon dhe krijon një parti tjetër, ish-LSI. Partia e Lirisë.

Partinë e Lirisë e ka krijuar Sali Berisha, jo Ilir Meta. Sali Berisha i ka vendosur edhe emrin asaj partie, Parti e Lirisë, në mënyrë që ta kishte gati për të kandiduar me të, siç edhe po kandidon.

Berisha po mban të zaptuar Partinë Demokratike,npo paguan media që ta identifikojnë si kryetar i PD, vetëm që të marrë sa më shumë vota e t’i çojë tek Partia e Lirisë.

Pazari është ndarë, Sali Berisha ka krijuar Partinë e Lirisë dhe ka caktuar që Ilir Meta do të jetë trashgimtari i ndjekësve të tij, bizneseve të tij, grupeve të tij. Edhe në Këshillat Bashiakë të “Bashkë Fitojmë” drejtuar nga Partia e Lirisë, Sali Berisha ka futur njerëzit e tij.

Me 14 maj është tentativa më serioze e Sali Berishës që njerëzit e tij t’i kalojë tek Ilir Meta.

Artikulli paraprakNjë lëvizje si Foltorja nuk mund të veprojë ndryshe edhe ndaj Andi Lilës
Artikulli tjetërPapa: PD pa ngarkesa të së kaluarës korruptive! Deputetët janë në fushatë