Papa: PD pa ngarkesa të së kaluarës korruptive! Deputetët janë në fushatë

Enriketa Papa, kandidate e Partisë Demokratike për këshillin Bashkiak në Tiranë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se zgjedhjet e 14 majit i sheh si politike, por në pjesën dërrmuese si zgjedhje për pushtetin vendr dhe për plotësimin e alternativës që PD i ofron qytetarëve.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Papa tha se Bardhi, Tabaku e të tjerë politikanë nuk shihen në fushatën e Tiranës pasi janë deleguar nn rrethe dhe se deputetet e kryeqytet janë ndarë sipas një kalendari së bashku me kandidatët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Do t’i shihja edhe si zgjedhje politike, por në pjesën dërrmuese si zgjedhje për pushtetin vendor dhe për plotësimin e alternativës që PD i ofron qytetarëve. Problematikat e PD dihet se kush janë, por duhet të bëhen ndarja. Në diskursin publik kuptoj dëshirën për t’u fokusuar tek problematika e PD, por fokus duhet të marrin problemet e qytetarëve në përditshëmrinë e tyre.

Nga deputetë e përmendur, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Bledjon Nallbati, pjesa dërrmuese janë të deleguar në rrethe dhe merren me fushatën e përgjithshme të PD në 61 bashki dhe në bashkinë e Tiranës janë deputetët e Tiranës dhe janë të shpërndarë në zonat e tyre elektorale në bazë të një kalendari. Deputetët bashkë me kandidatët dhe anëtarët e këshillave janë shpërndarë sipas një kalendari përcaktues nga PD dhe janë në terren.

Këto janë dy qasje të ndryshme, qëndrimi ndërkombëtarëve dhe i Alibeajt megjithëse mund të bashkohet në finale, PD pa ngarkesa të së kaluarës korruptive. Unë e shikoj diskursin e Alibeaj edhe nga këndvështrimi i të qenit të tij kryetari i PD dhe është e kuptueshme që do të jetë diskurs politik. Unë si kryese e listës së PD për Tiranën jam fokusuar në zhvillimin e një fushate elektorale, për të dëgjuar , biseduar për të ushtruar alternativën që PD u ofron qytetarëve.

Unë besoj siç është thënë situata post zgjedhore si në 1 bashki, 14-15 rëndësi ka që kjo parti është fokusuar në fushatën elektorale dhe pas zgjedhjeve është deklaruar që do futet në proces riorganizimi.

Artikulli paraprakPartinë e Lirisë e krijoi Berisha!
Artikulli tjetërAlibeaj në Mallakastër: Demokratët do të ndërtojnë një PD të fortë dhe moderne për të ardhmen