Partia Demokratike: Qeveria ka pesëfishuar koston e ndërtimit të rrugës Korçë-Ersekë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se do të shpenzojë 20 milionë euro për 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i burimeve njerëzore, Ervin Minarolli deklaroi se kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km ose 0.8 milionë euro për km.

“Ndodhem në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë – Ersekë për të denoncuar ndërtimin e Lotit të dytë të kësaj rruge e cila ndërtohet me një vlerë prej 4 milionë Euro për km.

20 milionë Euro për 4 km e rrugës do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar rrugën nga këtu e deri në Ersekë, por qeveria ka zgjedhur të pesëfishojë kostot në mënyrë që të pasurojë klientët e saj.

Po ta shikoni rrugën mbrapa meje, kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km, që do të thotë rreth 0.8 milionë euro për km. “

Minarolli deklaroi se qeveria anulloi projektin e parë i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km duke e rritur koston me 5 herë.

Ai përfundoi duke thënë:

“Partia Demokratike e ka bërë të ditur qëndrimin e saj.

Të gjithë ata që bashkëpunojnë sot me Edi Ramën në vjedhjen e qytetarëve, nesër do të jenë njësoj përgjegjës si ortaku i tyre, kryeministri në ikje.

Artikulli paraprak72 milionë euro për tre inceneratorë që nuk punojnë!
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Kryeprokurorit: Situata si në vitet 70-80 me mafian në Siçili, ajo që po ndodh me krimin vetëm maja e ajsbergut