Paralajmërimi i Lleshajt: Kush nuk zbaton protokollin në zonat turistike gjobitet me 700 mijë lekë

Bizneset turistike që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e COVID-19 do të gjobiten me 700 mijë lekë. Kjo përcaktohet në aktin normativ të përgatitur nga dy ministra, ai i Brendshëm dhe ministrja e Shëndetësisë.

Në Aktin Normativ përcaktohet se në rast përsëritje, do t’u mbyllet aktiviteti deri në një kohë të pacaktuar.

“Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi”, shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend.

lll

Artikulli paraprakTension në Vorë! Banorët kundër projektit të qeverisë për pasojat e tërmetit, tentojnë të futen në Bashki
Artikulli tjetër4 raste të reja me Covid-19 në Vlorë, 3 nga Fasoneria, 1 në Drejtorinë e Shëndetit Publik