4 raste të reja me Covid-19 në Vlorë, 3 nga Fasoneria, 1 në Drejtorinë e Shëndetit Publik

Infeksionet me Covid-19 janë rikthyer edhe në Vlorë. Nga 4 raste të reja ditën e sotme, 3 prej tyre vijnë nga kontaktet me personat e konstatuar më parë të inféktuar dhe që punojnë në një fasoneri. Ndërsa, personi i katërt është është konfirmuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar..

Ministria e Shéndetësisë njoftoi sot se, nga përgjigjet e tamponëve kanë rezultuar pozitiv 78 persona ndërkohë që në Vlorë numri total i të inféktuarve me Covid-19 ka shkuar në 79.

Ndërkohë Shkodra ka arritur një rekord të ri ditor ku sot janë konstatuar 23 raste të reja në vetëm 24 orë, ndërsa shqétësuese situata është edhe në qarqe të tjera të vendit si Durrësi (që përfshin edhe Krujën), Tirana.

Artikulli paraprakParalajmërimi i Lleshajt: Kush nuk zbaton protokollin në zonat turistike gjobitet me 700 mijë lekë
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Holandë me Covid-19, kufizimet hiqen dy muaj para afatit