Tension në Vorë! Banorët kundër projektit të qeverisë për pasojat e tërmetit, tentojnë të futen në Bashki

Banorët e prekur nga termeti në Vorë janë mbledhur në një proteste para bashkisë Vorë. Banorët e Vorës po protestojnë përpara Bashkisë sepse pjesë e planit të rindërtimit janë planifikuar të shemben edhe disa biznese, shtëpi dhe vila që nuk kanë statusin të pa banueshme tha njëri nga banorët e qytetit.

Tëmeti i Nëntorit në vitin e kaluar dëmtoi shumë shtëpi biznese dhe pallate,Bashkia  Vorë ka bërë inspektimet dhe kanë vendosur shembjen e pallateve dhe njësive të tjera banimi që janë të pa jetueshëm  Sipas të dhënave zyrtare anë për tu prishur  13 pallate,42 banesa dhe 12 biznese.

“Janë  planifikuar të shemben 70 godina të tjera kur janë vetëm 13 pallate për tu prishur ,këta duan ta rrënojnë jetën ekonomike dhe sociale të qytetit tonë dhe  kushtet tona janë : të gjitha objektet që janë të pa dëmtuar brenda zonës së rindërtimit  të mos prishen, të gjitha bizneset që janë në katet e para duhet të marrin një biznes tjetër ku të dojë qeveria , dhe ata që janë me certifikatë pronësie të trajtohen si pjesë e ndërtimit dhe jo të kompensohen me çmim reference këta jonë kushtet tona”- thanë banorët e qytetit të Vorës.

Dëgjesa publike që ishte planifikuar dje u anullua sepse pjesë e dëgjesës nuk u lejuan filmimet nga ana e qytetarëve,Kryetari Emëruar i Bashkisë, Hekuran Brahimaj sot nuk pranojë që të presë asnjë nga banorët në zyrën e tij.

kavaj

Artikulli paraprakShtohen sërish rastet e reja me Covid-19! 78 të prekur në 24 orë, ja dy qytetet me numrin më të lartë
Artikulli tjetërParalajmërimi i Lleshajt: Kush nuk zbaton protokollin në zonat turistike gjobitet me 700 mijë lekë