Paralajmërimi i fortë i ish-deputetit: Do rrethojmë Surrelin, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë…

Protesta do të zgjasë aq sa ta kërkojnë qytetarët. Po jo vetëm kaq por në ditën në vazhdim nëse Rama do të vazhdojë të bëjë kapadiun, mund të ketë rrethim edhe të Surrelit.

Kjo është deklarata e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu, që paralajmëroi se rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë, dhe se në ditët në vijim mund të rrethohet edhe Surreli.

Balliu tha më tej se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.

“Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë, kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli.

Burgut nuk do t’i shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo revoltë do ta shihni në ditët në vijim”, tha Balliu.

Artikulli paraprakLleshi fut policë të infiltruar mes protestuesve, zbulohen 4 spiunët (Foto)
Artikulli tjetërBerisha: Thaçi dhe Rama, dy argatët e Beogradit për Serbinë e Madhe