Paralajmërimi i Bashës: Pas Vlorës, Rama do të kërkojë azil

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një paralajmërim të fortë pasditen e sotme, ndërsa fliste nga Unaza e Re, ku i ishte bashkuar protestës së qytetarëve.
Basha tha se Rama do të largohet nga qytetarët shqiptarë dhe ai ka nisur arratinë. Sipas kreut të PD, Rama nesër do të arratiset drejt Vlorës, ndërsa pasnesër do të kërkojë azil.
‘Nesër në Vlorë pasnesër në azil. Ky është shembulli konkret i forcës që keni në duar. Kurrë nuk mund ta ketë fatin e fëmijëve tuaj në dorë asnjë qeveritarë, fatin tuaj e keni ju në dorë. Banorët e Unazës së Re u ngritën për shtëpitë e tyre, por e keqja ka zaptuar çdo cep të këtij vendi, ka shtrirë tentakulat në çdo cep të këtij vendi. E keqja është qeveria që është kapur duke vjedhur taksat tuaja, është kapur duke vjedhur pasuritë tuaja, është kapur duke vjedhur pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar’, deklaroi Basha.
Ndërkohë Basha u bëri apel gjithë qytetarëve shqiptarë që të bëhen të gjithë bashkë ditën e nesërme përballë kryeministrisë për të larguar njëherë e mirë të keqen që po ju merr frymën përditë.

Artikulli paraprakNdërkombëtarët i kanë nxjerrë kartonin e kuq Ramës
Artikulli tjetërLarg dogmave e fjalëve, duhet aksion konkret