Pamjet që vijnë sot nga Vlora janë dëshmi se Rama e ka mbajtur fjalën

Nga Vehap KOLA

Un mare lungo e profondo

Para 4 ditësh Rama ishte në Vlorë dhe bashkë me Dritan Lelin dhe kamerat 4k bëri shfaqjen e radhës me fadroma e punëtorë duarshpejtë në sfond.

Pamjet që vijnë sot nga Vlora janë dëshmi se Rama e ka mbajtur fjalën.

I premtoi Vlorës një Lungo Mare dhe ja ku e kanë: un mare lungo.
Një det i gjatë, por edhe i thellë, ishte sot Vlora.

Vlonjatët e duan më të thellë detin por, siç ka thënë vetë globali i vetmuar, këto punë nuk bëhen të gjitha menjëherë.

Votoni Ramën edhe këtë herë që t’ua bëjë edhe më të thellë e të hidheni të laheni direkt nga ballkoni.

Vlore 1

Artikulli paraprak30 vite më parë lindi RD-ja e 30 vite më vonë kemi Ertv-në
Artikulli tjetërFaqja pare