Palokai përgjigjet Ramës: Guxon dhe flet për Kosovën ai që projektoi ndarjen e saj

Nënkryetari PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit ndaj Berishës, Bashës dhe Metës se kanë votuar pro rezolutës së Dick Martyt.

Në një postimin në Facebook, Paloka shkruan se, sot flet për Kosovën ai që luftoi për ndarjen e saj. Sipas Palokës, Rama vetëm e ka dëmtuar Kosovën gjatë këtyre viteve.

Reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka

Guxon e flet per kosoven ai qe projektoj ndarjen e saj. Flet per kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vuçiç, lobonte me fort se serbet per ti kaluar Mitrovicen e Veriut, Serbise. Flet per kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njejten kohe qe poshtronte lidershipin politik te Kosoves e heronjte e gjalle te UÇK!

Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se ti dergonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politik te Kosoves ! Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij. Nuk eshte rastesi qe nen qeverisjen e Rames ska patur asnje njohje , po vetem cnjohje te Kosoves.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dijne mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politik duke nisur nga Thaci per te cilin ben sikur te dhimbset sot. Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit. Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes!

bbb

Artikulli paraprakPD: Rama në panik, ligj antikushtetues për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës 
Artikulli tjetërJoe Biden shpall zyrtarisht fitoren si President i SHBA, bën premtimin për amerikanët