PD: Rama në panik, ligj antikushtetues për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës 

Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp, e ka cilësuar si antikushtetues ligjin e fundit të maxhorancës në ikje Rama për të kufizuar kompetencat e kushtetuese të kreut të shtetit.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.

Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet.

Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm. Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar.

Artikulli paraprakBasha videomesazh për situatën e pandemisë: Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekëve, laboratorëve, testimeve, dhe…
Artikulli tjetërPalokai përgjigjet Ramës: Guxon dhe flet për Kosovën ai që projektoi ndarjen e saj